Familja Griffin

Familja Griffin është një familje imagjinare nga seria e animuar televizive Family Guy. Griffin përbëhet nga çifti i martuar Peter dhe Lois, tre fëmijët e tyre Meg, Chris dhe Stewie, si dhe qeni i tyre antropomorf Brian. Ata jetojnë në 31 Spooner Street në qytetin imagjinar të Quahog, Rhode Island. Peter ka një veturë të kuqe Ford Country Squire. Familja u paraqitën në Death Has a Shadow më 31 janar 1999.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy